SIMBOLI I SHQIPTARËVE NË ILIRIDË, SHKËNDIJA NDËR VITE - TopicsExpress



          

SIMBOLI I SHQIPTARËVE NË ILIRIDË, SHKËNDIJA NDËR VITE ! MJAFT ISHTE MË, UDHËHEQJA E LUHATUR ! Themelimi i sajë me lot, djersë dhe gjak, që ne sot ta duam dhe të mburremi me të përgjithmonë ! Kanë kaluar shumë peripeci të thella, madje edhe vështirësi që nuk do të harohen asnjëherë ! Por do të mbesin në arhivën e memories tek gjithsecili që e ka ndjekur hap pas hapi këtë skuadër ! Kaluan tre dekada që ky qytet frymon vetëm në një drejtim, SHKËNDIJA dhe prap SHKËNDIJA ! Nuk ka javë nuk ka as ditë, çfarë jave dhe çfar dite, nuk ka sekondë, që të mos e përmendim këtë emër ! Do ta ndërlidhim fillimisht me këtë edhe pse tetovarët, Ballistët dhe simpatizuesit e këtij klubi, përsëri janë falenderues për krejt ata që kanë kontribuar dhe investuar në Shkëndijë. Qoftë ajo se: kanë patur sukses ose jo, tash më mbetet e kaluar dhe tani i presim ditët ende më të mira ! Kthehemi në të tashmen, kur ekipi ynë ka mbetur në "grackë", të bëhet ose të mos bëhet ! PSE ?! Ku qëndron kjo pengesë ?! A është kjo SHKËNDIJA që e duam ne ose ... ?! Kombi shqiptarë e ka parasysh dhe tani më kjo është e qartë se ky simbol mbështetet prej një armate gjigande ! Ku ata sot vetëm se kanë ndërmarë një aksion për ta zgjidhur, njëherë e përgjithmonë këtë problem ! Tani më emri i sponzorit të mundshëm u bë publik, bëhet fjalë për kompaninë më të njohur në vend dhe botë ! "Ecolog"... në krye me një biznesmen të suksesshëm si z. Lazim Destani. Njeri i cili është ritur dhe edukuar në këtë qytet, durimplotë në jetën e tij dhe me shumë aftësi tani është ai që ne sot e njohim, si ambasodori i shqiptarëve në IJRM. Është menduar nga kryesia e Ballistëve, pse të jepet besimi, që kjo kompani të udhëheq me klubin e zemrës tonë ?! Pasi është parë dhe analizuar puna e këtij stafi profesional që sot "Ecolog", njihet në çdo cep të ruzullit tokësorë ! Ku ajo më kryesorja është se vetëm kjo kompani, nuk do ta shihte Shkëndijën si biznes fitimprurës ! Por nga e kundërta, do të drejtoheshte me zemër të pastër, ashtu siç duan ta shohin shqiptarët e këtij rajoni ! Çdo i dyti në Tetovë, nuk e heq nga mendja këtë mundësi, se sponzori i ardhshëm do të jetë "Ecolog" ! Përgjigja e fundit pritet nga z. Lazim Destani se: a do të jetë PO ose (këtë tjetrën nuk duam ta përmendim) ! Me të vërtetë e duam një Shkëndijë stabile, të fortë dhe me kryesi profesionale, që prej nesër mos të kemi më "kokëdhimbje" ! Mjaft ishte ajo tallje, mjaft ishin më ato mosmarveshje dhe për fund mjaft u shfrytëzua ky emër ! Sepse, nëse dikush ka për qëllim të përfitojë, dikujt tjetër kjo gjë i djeg në shpirt ! Me këtë që ne zyrtarisht e deklaruam, do të pajtohen jo vetëm tifozët tonë të flaktë, por edhe "kundërshtarët" ! Nga fakti se këto janë fjalë të realta, për të mirën e krenarisë së madhe, që falë Zotit sot ne e kemi ! Qoftë ky rrëfim i fundit i këtij lloji, sepse të nesërmen e mendojmë të pastër si loti dhe të jemi klub i fuqishëm ! Atëherë çka tjetër, përpos lajmeve të mira që i presim me padurim... NA PRIFTË E MBARA. .................................................. PS: DERI TEK TË GJITHA MEDIUMET DHE PORTALET SHQIPTARE: PËRKAHJA JUAJ ËSHTË E NEVOJSHME, SHPËRNDAJENI KËTË SHKRIM, NË WEB FAQET TUAJA. PARAPRAKISHT, JU FALENDEROJMË. ................................................... SHARE PLS PLS PLS
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 02:35:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015