SITUATA NGA RESHJET E DËBORËS/MINISTRIA E TRANSPORTEVE:VERIU I - TopicsExpress



          

SITUATA NGA RESHJET E DËBORËS/MINISTRIA E TRANSPORTEVE:VERIU I VENDIT MË PROBLEMATIK,QARKULLIMI ME ZINXHIRË TIRANË, 27 Nëntor/ATSH/-Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës publikoi sot të dhënat pas situatës së krijuar në vend nga reshjet e dëborës. Në deklaratën për mediat, zyra e shtypit e këtij dikasteri bën të ditur se nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve mësohet se: Në rajonin Verior Shkodër: Ka patur rreshje të dendura bore.Në Puke, akset Gomsiqë - Qafe Mali - Fushë Arrez - Qafe Shllak, ka patur 60 cm borë dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Në Qafë Prush ka 15 cm borë.Në Kalimash ka patur rreth 15 cm borë por është pastruar nga kontraktorët dhe kalimi bëhet me dy kalime. Në Rrugën e Kombit nuk ka probleme për qarkullimin, pasi kontraktorët kanë marrë masa për normalizimin e situatës. Në Dibër: Në aksin Burrel - Ulez, ka rreth 20 cm borë, por kalimi kryhet me dy korsi pa zinxhirë. Në Qafën e Buallit ka patur ngrica dhe si pasojë kalimi kryhet me zinxhirë. Në akset e Shkodrës, Koplik -Bogë dhe Koplik - Razëm, ka rreth 15 cm borë, por kalimi kryhet normalisht pa zinxhire. Në akset Ura e Mesit - Prekal dhe Qafë Laç - Koman, ka rreth 5 cm borë, por pa probleme për qarkullimin. Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Korçë ka patur rreshje bore. Më e vështirë situata ka qënë në Qafë Plloçë, por me ndërhyrjen e kontraktorit, situata është normalizuar. Tani qarkullimi kryhet normalisht. Në Qafë Thanë dhe në Qafë Qarri, situata është pa probleme për qarkullimin.Nuk ka probleme as në Muzinë dhe në Llogora. Në Rajonin Qëndror Tiranë:Në aksin Elbasan - Peqin - K/ Rrogozhine ka patur rënie gurësh në Babloë dhe Derven që janë pastruar nga kontraktori. Dje pasdite, rreth 2 km pa shkuar në Peqin ka patur shëmbje të shpatullës së urës në gjatësi 6 ml, 4 m thellësi dhe është gërryer trupi i rrugës në 1.5 m. Këtu rruga është me një kalim dhe është vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksit Tiranë - Km 29 ka patur rreth 7 cm borë. Është kryer spërkatja me kripë, kalimi kryhet normal. Në aksin Elbasan - Gjinar, ka patur 5 cm borë, kalimi pa probleme. Në aksin Mirakë - Qafë Thanë, ka patur rënie gurësh në Murrash. Fadroma ka punuar gjithë natën dhe tani kalimi kryhet normal. Në Qafë Thanë ka patur rreth 10 cm borë. Ështe kryr kriposja dhe borëpastruesja ka pastruar rrugën. Kalimi normal. Në aksin Trau Dajt - Priske - Qafë Mollë Bize, ka rreth 20 cm borë dhe kalimi kryhet me zinxhirë./a.gegvataj
Posted on: Wed, 27 Nov 2013 09:30:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015