STATUSI SHOQËROR RREZIKOHET NËN UDHËHEQJEN E TË PAEDUKUARVE - TopicsExpress



          

STATUSI SHOQËROR RREZIKOHET NËN UDHËHEQJEN E TË PAEDUKUARVE DHE TË PADIJSHMËVE Flas nga terreni, në të cilin kam shkelur personalisht vite të tëra, andaj e them me plotë kompetencë se janë krijuar shumë çarje të mëdha dhe distanca të paarritshme në komunikimin dhe ndërveprimin pushtetar-qytetar në Komunën e Klinës. Miq, ndryshimi dhe ecja përpara nuk kanë dilemë – ato duhet të bëhen dhe duhet t’i kuptojmë si reforma të thella, këndellje, stopime dhe neutralizime të udhëheqësve të paditur, që ngufatin qytetarinë, keqpërdorin dhe nëpërkëmbin gëzimin dhe hidhërimin e natyrshëm njerëzor që kemi. Edhe më herët, por në gjashtë vjetët e fundit nuk e kemi pasur të paktën kënaqësinë qytetare që të na thonë: “Ju lutem na ndihmoni të mos gabojmë në udhëheqjen e besuar nga ju”, apo edhe “Na falni nëse kemi gabuar diku gjatë punës”. Siç duket qartë, fjalët “Na falni” dhe “Ju lutem” nuk ekzistojnë në fjalorin e tyre. E di që të rrallë janë ata që janë ndier mirë nga veprimet e bëra dhe mund të keni vërejtur secili se në ndonjë ceremoni rasti, apo edhe me ndonjë shikim dhe zgjatje dore shumë të rezervuar, disa kryetarë komunash dhe nivelesh edhe më të larta, na kanë dhënë mesazhe të drejtpërdrejta, të tërthorta dhe të përmbledhura se si qytetarë jemi të papërfaqësuar para tyre dhe se si kemi status të rrezikuar shoqëror nën udhëheqjen e tyre. Po vjen koha që më nuk do të bëjnë punë furitë monetare të zhvatësve dhe fjalet e mburracakëve të paqytetëruar, të cilëve nuk po u ngrohen më vezët në Kosovën e vitit 2013, sepse kanë krijuar distancë të paarritshme të komunikimit dhe veprimit njerëzor dhe politik.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 17:10:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015