Sezoni i ri i Bundesligës nisi në mënyrë spektakolare, në - TopicsExpress



          

Sezoni i ri i Bundesligës nisi në mënyrë spektakolare, në lojë, emocione, gola por dhe prezantim, ku edicionit të 51-të të kampionatit gjerman, ju bë një hapje e jashtëzakonshme në “Allianz Arena”, që parapriu magjinë e vërtetë atë të fushës së lojës, ku Bajerni i Mynihut e nisi ashtu sic e mbylli sezonin e kaluar me fitore. Në ndeshjen e parë të Pep Guardiolës në Bundesligë, skuadra bavareze kaloi me suksesin 3-1 Borusia Mënshengladbah, që ishte dhe ekipi i fundit që e kishte frenuar në shtëpi Bajernin. Ndodhi gjithcka në impiantin e kampionëve të Gjermanisë, duke nisur nga golat e deri te dy penalltitë e dhënë brenda pak sekondash, për të njëjtën arsye prekje e topit me dorë, nga një i njëjti lojtar Dominguez. Por filmi i ndeshjes nisi me një Bajern agresiv që në fillim, që u duk se do ta kishte një shëtitje 90 minutëshin me Gladbahun. Roben, njeriu që shënoi golin e fundit të sezonit të kaluar, ishte dhe ai që realizoi të parin e këtij viti futbollistik, kur pas një pasimi të artë të Riberi zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të. Katër minuta më vonë Bajerni duket se vuri në shinat e duhura takimin, kur shënoi dhe të dytin me anë të kroatit Mandzukic por Dante duket se harroi që kishte më shumë se një vit që kishte ndërruar fanellë, duke e dërguar topin në rrjetën e tij në minutën e 40-të. Nga pushimi i pjesës së parë Bajerni doli i vendosur për t’i vënë drynin takimit, por deri në minutën e 73-të, koleksionoi një seri rastesh të humbura dhe një shtyllë, përpara se mbrojtësi Dominguez i Gladbahut, të fillonte të luante volejboll në zonën e tij. Fillimisht lojtari devijoi një top në minutën e 72-të. Gjyqtari tregoi nga pika e bardhë por Muller gaboi, në kthimin e topit nga Ter Stegen, Roben provoi ta conte me gjoks përpara por Dominguez sërish e preku me dorë duke shkaktuar brenda pak sekondash 11-metërshin e dytë. Këtë herë Alaba nuk fali dhe Bajerni vajti në 3-1. Në minutat e mbetura as Gladbahu nuk besoi më dhe sfida u mbyll me këto shifra me bavarezët që morën tre pikët e para në debutimin e këtij sezoni në Bundesligë.
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 08:06:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015