Shkolla e mesme pedagogjike " Luigj Gurakuqi " Qyteti i Elbasanit - TopicsExpress



          

Shkolla e mesme pedagogjike " Luigj Gurakuqi " Qyteti i Elbasanit ka qenë një ndër qendrat kryesore ku përpjekjet për mbrojtjen e zhvillimin e gjuhës amtare vazhduan për shekuj me radhë. Në shek. XVII Theodhor Bagomili (anonim i Elbasanit) krijon një alfabet original. Në shek. XVIII, në Elbasan fillon të shkruajë gjuhën shqipe me alfabetin e tij Theodhor Haxhifilipit (Dhaskal Todhri). duke përkthyer Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e ri, si dhe disa shërbesa të kishës ortodokse. Todhrin e vrau kisha greke. Alfabeti i tij u përdor prej tregtarëve të kohës elbasanas për të mbajtur librat e tyre të llogarive. Përpjekjet për përdorimin e alfabetit dhe shkrimit të gjuhës shqipe vazhdojnë me Simon Kazanxhiun, Jan Popën, Papa Parthemin e të tjerë, veçanërisht me Kostandin Kristoforidhin, vepra e të cilit qe një shembull i bukur i njeriut që vë mbi të gjitha dijet dhe aftësitë e tij në shërbim të çështjes kombëtare. Në shek. XIX (1826-1895), Ai, u bë një nga lëruesit më të ndritur të shkrimit të shqipes, duke përkthyer, i katri shqiptar gjatë 200 vjetëve, Testamentin e ri dhe pjesë nga Testamenti i Vjetër, dhe veçanërisht me fjalorin e madh të shqipes që la (fjalori i parë i shqipës është botuar më 1635). Të shumtë janë figurat, që iu përkushtuan asaj. Në traditën e tyre vazhduan edhe të tjerë, mësues, shitës, që punonin fshehurazi, Në revistën "Albania", nr.1 të vitit 1897 ndër të tjera lexojmë: "Gjithë dyqanet në Elbasan janë transformuar në shkolla. Mund të thuhet me siguri ... se të gjithë elbasanasit e kultivojnë gjuhën e tyre dhe çështjes kombëtare i japin një rëndësi politike". Më 2 gusht 1908, në Elbasan çelet zyrtarisht shkolla e parë shqipe, nga Fejzullah Guranjaku me 4 mësues dhe 50 nxënës. Sipas dokumenteve të kohës, është ndër të parat shkolla shqipe në vendin tonë. Shkolla e parë shqipe është njohur me emrat "Qendrore", "Teboja", "Plotore", "Nr.1", dhe 15 shtator 1935 me emrin "Naim Frashëri". Po kështu në tetor 1908 edhe në trevën e Shpatit, çelet shkolla e parë shqipe në disa fshatra si në Gjinar, Zavalinë, Seltë, Shelcan dhe u mbështetën nga Klubi "Bashkimi" në Elbasan duke i dërguar mësues dhe duke ardhur nga këto zona vetë shpatarakët për t`u kualifikuar si mësues.Më 1909, elbasanasit themeluan në qytetin e tyre Shkollën Normale, e para shkollë e mesme shqipe. Emrin e Xhuvanit, filolog me shumë merita, (1880-1961), e mban Universiteti i Elbasanit. Ndër të diturit më të shquar elbasanas, përmendim Kostaq Cipon (1895-1955) e Mahir Domin (1915), filofog historianin Aleks Buda (1911-1993), kryetar i parë i Akademsë së Shkencave të Shqipërisë (themeluar më 1972), arkeologun Hasan Ceka (1902), folkloristin Qemal Haxhihasani (1918-1990), botanistin Kolë Paparisto (1914-1980). Disa nga mësuesit që kanë punuar në vitet e para 1908-1915 janë : Fejzullah Guranjaku, Hysen Ceka, Myrteza Karadaku, Haxhi Myslimi, Simon Shuteriqi, Petër Dodbiba, Jovan Dimitresku, Ahmet Gashi, Mustafa Curri, Ibrahim Shehguma, Ibrahim Shingjergji, Ibrahim Tajari, Filip Leci, Pertef Pogoni. Në vitin 1913 në Elbasan u çel shkolla "Agimi" (sot "Ali Agjahu", në vitin 1915 shkolla "Zgjimi" sot "Sul Misiri") ku pjesëmarrja e nxënësve sa vinte e shtohej pasi largoheshin nga shkollat turke e greke të kohës. Në prag të shpalljes së pavarësisë thirret në Elbasan Kongresi Arsimor Kongresi i Elbasanit i mbajtur më 20-28 gusht 1909, vendosi çeljen e së parës shkollë të mesme shqipe kombëtare, shkollën e Normale (Pedagogjike) më 1 dhjetor 1909 në Elbasan, e cila i hap dyert pë herë të parë më 1 dhjetor 1909 me 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria. Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria. Deri në prag të çlirimit dy herë është tentuar të shpërngulin shkollën Normale nga Elbasani, por falë popullit arsimdashës të Elbasanit vendimi nuk bëhet realitet. Si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe u bë vatër e përgatitjes së mësuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Drejtori i parë ka qenë Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë. Në tetor 1923, pranë shkollës Normale hapet shkolla Ushtrimore, si nevojë e aftësimit profesional të nxënësve kandidatë dhe dalja e maturantëve të parë më 1924, janë ngjarjet më të shënuara në fillimet e historisë së kësaj shkolle. Drejtori i parë i shkollës Ushtrimore ka qenë Sulejman Harri me mësues Fadil Gurmani, Ahmet Duhanxhiu, Karl Ljarja, Ibrahim Berrania, Shaban Arra, Gani Daiu, Skënder Sejdini, Sotir Paparisto e të tjerë, që me mendim kohor didaktik sollën përvojën e shkollave Austriake, Gjermane, Zvicerane e të tjera shkolla perëndimore.
Posted on: Mon, 03 Jun 2013 16:08:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015