Shkruarnë Bota Sot nga zef Dodaj Ch Kur krijoj Zoti - TopicsExpress



          

Shkruarnë Bota Sot nga zef Dodaj Ch Kur krijoj Zoti dynjanë. Mendjën njeriut ja ka dhanë. Merrem vesh o njeri i shkretë. Unë ta dhash t,drejtën për jetë. Por njeriu shpejt ja arrijti. Shpesh as Zotit nuk ja dijti. Si sundues u ba në tokë. Muar për vehte edhe shum shokë. Ma i forti u ba në tokë. Dual nga shpellat bajnë pallate. Veq me punë jetën e zgjate. Mbaruan shtalla për miqë tjerë. Vetë prodhues për shokt me vlerë. Por kta miqë që vetë i zgjodhi. Duhet mbajtë vehtës ja hodhi. Tashë i gjori luftë për toka. Veq për lufta ju kthye koka. Tashë armiqë u banë njerzimi. Vraju preju krejt qëllimi. Niste jeta prej fillimi. Armiqsija ndërmjet veti. Gjithë n,fillim u kthye i shkreti. Shum i mbanë mend Historia. Xhenocide bajnë njerzija. I kaluam gjashtëdhjet vjetë. Që ka rrnue populli ma i qetë. Edhe pse luftuan sa vende. Sa për Botën janë pak sende. Tash fillojnë do lufta t,reja. Kanë fillue luftat për Feja. Kur na ishte Bota e ndarë. Komunist kishte më parë. Në anë tjetër Demokrat. Veq distancë pa u afrue ngatë. Kur filloi Damokracija. Prap armik kërkojnë njerzia. Tashë janë ba si aleatë. Kta të mdhajt janë afrue ngatë. Krejt tuj nda kta njerzit ndër veti. Shum ma shum filloj kijameti. Njani ndihëm Demokratve. Tjetri armë ju shetë Kasapve. Kurse njerzit që nuk dijnë. Bashkë me vllazen e ndajnë shpinë. Njani thot unë jam zot shpije. Tjetri thot mue m,ka hije. Luft e gjak tuj ba ndërveti. Tanë me copa bahet shteti. Unë i mirë e ti je i keq. Vllau i ytë po t,bahet dreq. Për qdo ditë ndër veti vriten. Sepse armët tjerve u shiten. Nga dinakët e ksaj bote. Ndihmë tu marrë nga qfardo rrote. Prap nuk ndalen me mendue. Kush asht luftat tu i ndihmue. Jemi nji komb nji gjuhë e gjakë. Ndale luftën n,vlaznillak. Sepse dreqi ka hy mbrendë. Prej traktorit ramë n,parmendë. Tu u vra e tu u varrue. Veq ma poshtë jemi tuj shkue. Ballansim botës po i bajmë. Kta që ndajnë mrendë mos ti lajmë. Shtrene dorën o njerzim. Ndërmes veti t,kemi besim. Mjaft ka vend n,Bot për njerzim. Pa ba fjalë unë me vllaun timë. Kush ka dije dhe pakë fat. Edhe Zoti ju rrinë ngatë. Mirë Egjiptin i mbajmë mendë. Ndër ma t,vjetrit janë në rendë. Gjithnji kishin shum kulturë. Sot armiqt po i bajnë laknurë. Ay që shtjen shpejt ja ktheftë Zoti. Shtisa e vrasësa i djgët baroti. Në kët botë si njeriun ,ska. Interesin e ka vlla. Njeriu bisha më e pa shpirtë në Botë. E shkruar nga Zef Doda Ch me 14 08 2013
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 09:16:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015