Si është sjellë Muhamedi a.s. me gratë e tij? Shpesh herë - TopicsExpress



          

Si është sjellë Muhamedi a.s. me gratë e tij? Shpesh herë dëgjojmë akuza të pa baza kundër islamit, siç tash më është bërë traditë, gjoja se islami nuk respekton gruan apo e diskriminon ate. Por, ne shembëlltyrën më të mirë e kemi Muhamedin a.s., ai i respektonte ato, sillej mirë me to, këshillonte njerëzit që të sillen mirë me gratë e tyre, luante, bënte gara me to, siç është rasti me Aishen r.a. Gjithashtu ai i deshte ato, transmetohet nga Amër ibn Asi i cili thotë: “ E pyeta të dërguarin e Allahut (paqa e Allahut qoftë mbi te), cili nga njerëzit është më i dashur për ty, o i dërguar i Allahut? Tha: Gruaja ime, Aisheja! I thash, nga burrat? Tha: Babai i saj (Ebu Bekri). I thash, pastaj cili? Tha: Omeri” . Pastaj vazhdoi derisa numroi disa nga njerëzit. Pra, këtu vërejmë qartë se Pejgamberi a.s. në fillim e ka përmendur gruan e tij, pastaj ka numëruar persona të tjerë, që dëshmonë për sjelljen e tij ndaj grave të veta. Në hadithin tjetër Pejgamberi a.s. thotë: “ Kjo botë e tëra është kënaqësi, por kënaqësia më e mirë e saj, është ngruaja e mirë (e ndershme)”. Një prind shkoi te një dijetarë dhe e pyeti: Cilit t’ia jap vajzën time? Ai i tha: “Jepja një fetari, pasi nëse do ta dojë, do ta nderojë. Por nëse do ta urrejë nuk do t’i bëjë padrejtësi”.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 20:45:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015