“Sulmohet” Gareth Bale Më shumë se një sulm, është mania - TopicsExpress



          

“Sulmohet” Gareth Bale Më shumë se një sulm, është mania për të takuar blerjen më të shtrenjtë të këtij sezoni, Gareth Bale. Uellsiani nuk luajti në ndeshjen eliminatore Maqedoni-Uells të fituar nga ballkanasit 2-1 por gjatë nxemjes mes pjesëve ndodhi një episod jo dhe aq i këndshëm. Dy tifozë maqedonas u sulën në fushën e lojës për të takuar Gareth Bale dhe njëri prej tyre arrin ta përqafoj me gjithë rezistencën e madrilenit më të ri. Qëllimi i tifozëve ishte sigurisht fanella e ish futbollistit të Tottenham por ndërhyrja e shokut të tij të kombëtares Adam Matthews dhe më pas e sigurimit të stadiumit normalizuan situatën ndërsa më pas dhe vetë Bale siç u pa në pamje tregonte i qeshur me shokët e skuadrës këtë rast. Pak javë më parë në SHBA, një shqiptar u sul në fushën e lojës në miqësoren Real Madrid-Inter për të përqafuar idhullin e tij Cristiano Ronaldo dhe kjo i kushtoi atij 2 ditë burg. #eldiol
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 09:07:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015