Sumela Gjata Ti sot je 20 vjec e mira ime dhe dua ta dish sa e - TopicsExpress



          

Sumela Gjata Ti sot je 20 vjec e mira ime dhe dua ta dish sa e lumtur jam qe kam ndare me ty 6 vitet e fundit te jetes tende.E di qe do me shash qe po ti shkruaj ne fb gjithe keto,thjesht dua qe ata qe te kane prane ta vleresojne cfare thesari eshte te kesh nje shoqe si ty dhe ata qe nuk te njohin fare te ndalojne per nje cast dhe te mendojne qe jeta eshte shume e shkurter dhe eshte mrekulli dhe dhurate pertej njerezores te njohesh ne kete jete njerez qe pa kuptuar behen nje me ty,te njohin me mire sesa ti e njeh veten,jane aty gjithmone dhe kur ti ndihesh sikur kjo bote po shkon mbrapsht,ata jane aty si mesazh i qarte qe gjithmone ka me shume pertej dhimbjes.Ti je nga keta njerez per mua.Kujtoj me kaq dashuri diten kur krijova te parin kontakt me ty,virtual ne nje liste me emra dhe zemra ime tha dua ta kem shoqe kete vajze.Une dhe ti nuk besojme ne rastesite dhe une e di qe nuk ishte thjesht nje emocion i nje vajze 15 vjecare po ishte fillimi i atij rrugetimi te gjate qe ne te dyja po vazhdojme ta bejme te kapura per dore.Te kam pare te rritesh ne keto vite,te ndryshosh,te kalosh ne sfida dhe etapa te ndryshme dhe jam shume e lumtur qe kam qene prane teje gjithmone.Edhe ti me ke pare te qesh,te qaj,te rrezohem,te ngrihem perseri,dhe gjithmone ke ditur te jesh kaq prane zemres sime,gjithmone ke ditur te jesh kuptimi qe kam kerkuar te kem.Mos harro qe une dhe ti jemi me shume se shoqe,ne te dyja jemi ndertuar bashke,do vazhdojme te ecim bashke.Ndoshta nje dite realizojme enderren tone per te shkuar me pushime diku larg,mgjth e di qe nuk do shesim as fara as banane per kete ;) ndoshta vertet ti do presesh buqeten ne dasmen time dhe bebi im do mbaje unazat ne dasmen tende,ndoshta vetet do te sjellim ndryshimin qe duam ne mjekesi,ndoshta...Shume ujera do te rrjedhin,edhe pse me ke qortuar gjithe ato here,edhe pse sa here inatosem me Kleardin gjithmone mban anen e tij,edhe pse mi ngre nervat ndonjehere gjithmone do te jesh ajo qe sheron zemren time,ajo qe me jep dashurine ne formen e saj me te paster,ajo qe do me prese dhe duroje gjithmone,ajo qe do jete ne anen tjeter per te me perqafuar dhe per te me thene:Jemi bashke dhe kete here.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 01:23:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015