TALLJA ME FENË HYRJE Paraprakisht fola pak dhe tregova - TopicsExpress



          

TALLJA ME FENË HYRJE Paraprakisht fola pak dhe tregova disa gjëra që më shtyn të shkruaj për këtë temë. Pra, ky islam (fe e Zotit fuqiplotë) është ngritur duke madhëruar dhe duke pasur dashuri ndaj Krijuesit suprem Allahut [Subhanehu ve Teala], të Dërguarit të Tij, dhe islamit. Kjo është rruga që ecën të parët tanë, duke e ngritur kokën dhe duke mos pushuar fare për të sakrifikuar për këtë islam dhe duke mos heshtur ndaj atyre të cilët tallen me fenë e Allahut [Subhanehu ve Teala], pavarësisht formës me të cilën e kanë demonstruar, me gjuhët e tyre, me diturinë e tyre (lapsat) e nëse ka qenë e nevojshme edhe me shpatat e tyre. Këtë e bënë për shkak se në zemrat e tyre kishte zënë vend islami, ata aq shumë e donin dhe e madhëronin Allahun [Subhanehu ve Teala], saqë nuk mund të qëndronin heshturazi ndaj këtyre mëkateve (krimeve). Tani është koha që edhe ne ta ngremë kokën dhe mos të heshtim ndaj atyre që tallen me fenë e Allahut [Subhanehu ve Teala] nëse jemi ata myslimanë që në zemrat tona ka zënë vend islami, fe e vetme e pranuar tek Allahu [Subhanehu ve Teala]. E nëse kemi dashuri për fenë islame, atëherë duhet të reagojmë, të demonstrojmë dhe ta shprehim zemërimin tonë ndaj atyre të cilët tallen me fenë e Allahut [Subhanehu ve Teala], qoftë me gjuhët tona apo me lapsat tonë, e nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë vallë a më tregoni se çfarë dashurie ka në zemrat tona për këtë fe të Allahut [Subhanehu ve Teala]?! Këtë e kemi obligim nga Allahu [Subhanehu ve Teala] dhe nuk kemi guximin ne si myslimanë të cilët e kemi pranuar këtë fe me dëshirë, që të qëndrojmë indiferent ndaj këtyre dukurive negative për të cilat Allahu [Subhanehu ve Teala] është i hidhëruar. Pasi që fola për rëndësinë e kësaj teme, tani me lejen e Allahut [Subhanehu ve Teala] do të tregoj se për çfarë dua të flas në vijim: Në kapitullin e parë do të flas për përkufizimin e talljes. Më pastaj do të trajtohen: shkaqet të cilat të sjellin deri tek tallja me fenë si psh: dyfytyrësia, zilia, madhëria, injoranca, dashuria ndaj pasurisë, imitimi i popujve të më hershëm dhe dobësimi i forcës (pushtetit) të dijetarëve. Në kapitullin e dytë do të flas për format e talljes në fillim të islamit me fenë islame, format e talljes ndaj Allahut [Subhanehu ve Teala], format e talljes me të Dërguarin Muhamed mustafanë [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] gjatë jetës së tij dhe format e talljes me të Dërguarin Muhamed mustafanë [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] gjatë historisë. Në kapitullin e tretë do të flas për format e talljes në kohën e sotme, tallja ndaj Allahut [Subhanehu ve Teala], tallja me Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe tallja me myslimanët. Kjo gjithmonë duke u mbështetur në argumentet Kur’anore dhe fjalët të Dërguarit Muhamed mustafasë [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] si p.sh.: 1. Argumente për madhërinë e Allahut [Subhanehu ve Teala]: سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send. El-Hadid: 1-2 2.Argumente për madhërinë e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]: لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët. Et-Tewbeh: 128 3. Argument për madhërinë e fesë islame: إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللّهِ الإِسْلاَمُ Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami Ali Imran: 19 Vazhdon.... Përkthehu: Margaritarët e Xhennetit
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 20:51:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015