Tahiri: Kemi vetëm 570 $ për emergjencat civile Vetëm 570 - TopicsExpress



          

Tahiri: Kemi vetëm 570 $ për emergjencat civile Vetëm 570 dollarë është fondi për emergjencat në Ministrisë e Brendshme për gjendjet emergjente. Këtë ka deklaruar ministri, Saimir Tahiri gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Tahiri u shpreh se, gjatë periudhës qershor-korrik-gusht janë dhënë 1.2 milionë dollarë nga ky fond i cili ishte parashikuar të jepet për të gjithë vitin. “Qeveria e kaluar në 3 muaj ka bërë transferta fondesh e shpenzime kryesisht në zyrat rajonale në 1.2 milionë dollarë që ishte parashikuar për gjithë vitin. Kjo është përdorur për dëmshpërblime e punime. Fondi i mbetur është 570 dollarë për të përballuar emergjencat civile”, u shpreh Tahiri. “Gjendja e rezervave të shtetit është më shumë se alarmante. Nuk kemi në disopozicion asgjë në rezervat e shtetit. Është një institucion që rri në këmbë kot. Sheqer nga 40 mijë sheqe, kemi 85 kile. fasule kemi zero. Konserva mishi nga 10 mijë janë 221 copë. Nga 100 mijë litra karburant janë zero”, tha Tahiri. Reagimet Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka akuzuar Tahirin për shkelje të ligjit me emerimet në policinë e Shtetit dhe shqetësimin e madh për dënimet kolektive, shndërrimin e policisë në një trupe amatore e militante. Nderkohë deputeti Noka, ish ministri i Brendshëm, ka theksuar se emergjenca e sotme është nëpërkembja e policisë së Shtetit. “Ju keni shkelur hapur ligjin me emërimet në polici, duke emëruar kreun e Policisë se Shtetit në kundërshtim të hapur me ligjin. Atë e hoqi ish ministri juaj, jo ne”- tha Noka. impakt.al/aktualitet/tahiri-kemi-vetem-570-per-emergjencat-civile
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 13:46:00 +0000

Trending Topics



in-left:0px; min-height:30px;"> One of my clients recently said to me, “It always amazes me how
Ezequiel 20 - 1. E ACONTECEU, no sétimo ano, no quinto mês,
Cyber Monday and Black Friday @@ Medicom Toy Vinyl Collectible

Recently Viewed Topics




© 2015