Tiranë më 27.06.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në - TopicsExpress



          

Tiranë më 27.06.2013 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhje e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: - “Kërkesën e KZAZ-së numër 42 për saktësimin e rezultatit në bazën elektronike të të dhënave, për Zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. KQZ vendosi të urdhërojë saktësimin e rezultatit të zgjedhjeve për QV nr. 2171, të ZAZ-së nr. 42, në bazën elektronike të të dhënave, rezultatin e tabelës së QV të plotësuar nga Grupi i Numërimit. - “Kërkesën e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për shkelje në procedurën e numërimit të kutive ngta KZAZ-ja nr. 89, Qarku Vlorë për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013”. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-në nr. 89 që të vazhdojë menjëherë procesin e numërimit të fletëve të votimit votimit të QV nr. 4709 dhe 4719.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 17:09:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015