Traineri i Shaktar Donetsk Lucesku Vlerson Kukesin : Paraljmeron - TopicsExpress



          

Traineri i Shaktar Donetsk Lucesku Vlerson Kukesin : Paraljmeron Turqit ! Luçesku mahnitet nga Kukësi: Skemë perfekte Kukësi tërheq vë mendjen edhe të trajnerit të shquar rumun, Mirçea Luçesku, i cili aktualisht drejton kampionët në fuqi të Ukrainës, Shahtjor Donjeck. Teksa ka ndjekur pak ditë më parë ndeshjen e kthimit mes Metalurgut dhe Kukësit, trajneri rumun nuk i ka kursyer elozhet për skuadrën shqiptare, veçanërisht për variantin taktik që ajo përdor. Dje, në një bisedë për mediat turke, i pyetur për kundërshtarin e Trabzonsporit, Luçesku paralajmëroi se Kukësi është një skuadër që duhet respektuar maksimalisht. “Skuadra shqiptare ka një sistem loje shumë të gjetur. Ata luajnë me variantin 4-3-3 dhe në fazën mbrojtëse meritojnë duartrokitje, sepse janë shumë të fortë”, – është shprehur fillimisht Luçesku. Vlerësimi Gjatë prononcimit në mediat turke, trajneri i Shahtjorit kujton edhe se si e pësoi Metalurgu nga Kukësi. Madje, ai thekson se kolegu i tij duhet të jepte dorëheqjen, pasi nuk e respektoi Kukësin. “Trajneri i Metalurgut, Tashujev, ndoshta duhet të jepte dorëheqjen, sepse dështimi erdhi prej mosrespektimit që ai i bëri skuadrës shqiptare. Kukësi ka meritën e madhe në atë kualifikim, sepse u tregua një skuadër shumë e zgjuar. Ekipi shqiptar punon me një modul loje që në fazën defensive është shumë efikas. Unë e ndoqa ndeshjen dhe u bë e pamundur që Metalurgu t’i thyente ata, edhe pse vlera e Kukësit është as sa 10% i tyre”, – ka thënë rumuni, i cili renditet ndër trajnerët më të suksesshëm në Europë. 68-vjeçari ka drejtuar Kombëtaren e Rumanisë, Dinamon e Bukureshtit, Breshian, Interin, Gallatasarajin, Beshiktashin dhe në nëntë sezonet e fundit skuadrën ukrainase Shahtjor Donjeck. Me këtë të fundit ka fituar 7 herë titullin kampion në Ukrainë, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë me Gallatasarajin dhe Beshiktashin në Turqi, pa përmendur sukseset në Rumani. Fk Kukesi krenaria kombit Shqiptar (y)
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 13:47:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015