Trajneri i ri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, kërkon të - TopicsExpress



          

Trajneri i ri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, kërkon të spastrojë ekipin pa ardhur ende mirë në “Santiago Bernabeu”, njofton “Marca”. E përditshmja spanjolle, shumë pranë klubit madrilen, bën me dije se lojtarët që do të largohen nga Reali këtë merkato vere janë: Angel Di Maria, Fabio Coentrao, Gonzalo Higuain dhe Jose Maria Callejon. Por nuk përjashtohet as mundësia e largimit të brazilianit Ricardo Kaka. Megjithatë tekniku italian gëzon një simpati për ish milanistin që prej kohës kur të dy punonin në “Milanello”.“Ancelotti nuk i ka në plan këta futbollistë pasi ata nuk i përshtaten lojës së tij. Me shitjen e tyre ai synon të sigurojë paratë e nevojshme për blerjet e rea”, ka thënë një zyrtar i “Los Blancos”, për “Marca”-n.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 17:23:53 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015