Të hetohen dhe ndiqen rastet e dhunës në familje! Fjalët e - TopicsExpress



          

Të hetohen dhe ndiqen rastet e dhunës në familje! Fjalët e saj: “Dhuna Është shtazarake. Shumë herë kam pasur fraktura në krahë dhe këmbë, më detyron të kryej marrëdhënie seksuale me godet mua dhe vazhdon të rrah fëmijët. Këto janë fjalët e një Gruaje e cila po përjeton një situatë dramatike, është grua shqiptare është motra jonë, nëna jonë, shoqja jonë kushdo nga ne mund të jemi protagonist të këtij fenomeni ndalo për një moment edhe mendo sikur je në pozitën e rastit në fjalë ?Si ndihesh? Sa herë që dëgjojmë për dhunën ndaj grave në mënyrë kaq të shpeshtë, gjithkujt i lind pyetja në vetvete. Edhe sa gra të tjera do vazhdojnë të dhunohen madje edhe të vriten? Kur në fakt ky fenomen po rritet dukshëm dita–ditës. Kush janë këta burra që në mënyrë makabre dhunojnë dhe ekzekutojnë gratë? Çfarë ndodh në psikologjinë e tyre që ato arrijnë deri në këtë pikë? Vrasja si fenomen është më se e rëndë dhe motivet të cilat jepen nuk janë në përputhshmëri të fortë logjike. Madje dhe specialistët e interpretimit të ligjit kanë shprehur se realisht masat ndëshkuese janë shumë të forta. Por ku janë këto masa? Edhe sa koh duhet të presin këto gra që dhunuesi I tyre të dënohet? Unë do të thoja të krijohen mundësi për rehabilitim të tyre sepse një dhunues është I sëmurë psikologjikisht pamja e tij është e errët. Duhet ngritur zeri fort, lufta kundër dhunës ndaj gruas në shqipëri duhet të rritet. Ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme. A ofron këtë mundësi realiteti ynë shqiptarë? Loreta Gjestila( Psikologe Këshilluese)
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 12:47:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015