Unioni Artistik i Kombit Shqiptar vijon traditën me aktivitete - TopicsExpress



          

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar vijon traditën me aktivitete -Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka shpallur kalendarin e aktiviteteve të vitit 2013. Pas një viti të ngjeshur me koncerte dhe festivale dedikuar 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i këtij Unioni, Azgan Haklaj, ka paralajmëruar të tjera ngjarje, të cilat do të vazhdojnë traditën e nisur prej disa vitesh. Në kuadër të aktiviteteve të cilat nisën këtë vit në Gjilan me Festivalin "Flaka e janarit", është botuar edhe një libër në titullin "Edhe Zoti po flet shqip", i cili trumbeton çështjen shqiptare. Tashmë Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka shumë vite aktivitet artistik, dhe është krijuar një hartë unike që përfaqëson genin tonë kombëtar dhe është në kërkim të tij. Kjo hartë nuk do të kishte kuptim pa gjeografinë e zhvillimit të këtyre aktiviteteve, të cilat ashtu si ka pohuar më herët kryetari i Unionit, Haklaj, po prekin dhe eksplorojnë çdo pëllëmbë tokë shqiptare nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe deri tek Çamëria në Konispol. “Unioni po zhvillon çdo vit aq aktivitete brenda dhe jashtë Shqipërisë, saqë nuk ka mundur ta zhvillojë dot asnjë institucion kulturor shtetëror”, kanë pohuar drejtues artistikë të Unionit. Unioni Artistik Kombëtar është një bashkim i shoqatave kulturore artistike nga Kosova në Çamëri dhe nga Shkupi në Ulqin. Ndërkaq që një vit më parë, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë kishte përgatitur një kalendar artistik mjaft të pasur ku zhvilloi koncerte, dhe festivale tradicionale, në bashkëpunim edhe me Ministritë e Kulturës në gjithë hapësirën shqiptare. Përgjatë gjithë vitit 2012 kishte një sërë aktivitetesh të rëndësishme kryesisht folklorike, të cilat arritën të nxjerrin në pah vlerat brilante të artit dhe kulturës së kombit shqiptar. Kështu, një koncert i veçantë iu kushtua edhe 4 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt në Shkup, ndërsa më pas vijoi puna me festivalet e ndryshme që tashmë janë shndërruar në traditë si, Festa Pranverore e Mikpritjes Durrsake, që shënoi edhe edicionin e 17, festivali “Sofra Dardane” , Festivali i 6-të i Këngëve dhe Valleve të Çamërisë, si dhe Festivali i Këngëve të Kreshnikëve. Kulmi i aktiviteteve të Unionit Artistik Kombëtar me kryetar Azgan Haklaj ishte me spektaklin madhështor “100 vjet Pavarësi”, i cili mblodhi artistët më të mirë shqiptarë. Aktivitete gjithashtu u zhvilluan edhe në diasporë, nën moton “Një komb, një histori”. Saturday, February 16, 2013 - 11:36 Dossier Marrëveshja e Rambujesë, si luajti Sali Berisha misionin në interes të serbëve dhe i cilësoi tradhtarë ata që do të firmosnin Pavarësinë e Kosovës Marrëveshja e Rambujesë, si luajti Sali Berisha misionin në interes të serbëve dhe i cilësoi tradhtarë ata që do të firmosnin Pavarësinë e Kosovës Në 6 shkurt 1999, nëse krejt shqiptarët në mbarë botën kërkonin dhe luftonin për pavarësinë e Kosovës dhe sytë i kishin drejtuar nga “Marrëveshja e Rambujesë”, këtij stacioni fundor për të sanksionuar shkëputjen e Kosovës prej ish-... Lexo më shumë → Sulmi ushtarak grek i 2 gushtit 1949 në Jug, agresion strategjik për pushtimin e Shqipërisë Dëshmitë e presidentëve, kryeministrave, ministrave dhe bosëve të Ballkanit, për karburantet që çonte Berisha drejt Serbisë Kondrabanda e naftës Berisha-Millosheviç, ja si funksionoi firma “Shqiponja-PD” në vitet 1993-1996 Lexoni të gjitha lajmet nga dossier Celularet Vrasin Kompanitë celulare faturojnë pagesa bisedash sipas interesave, qeveria nuk i kontrollon Kompanitë celulare faturojnë pagesa bisedash sipas interesave, qeveria nuk i kontrollon Qytetarët shqiptarë janë tepër të shqetësuar, për faktin që financiarisht shpenzojnë shumë pagesa për shërbimet e telefonisë celulare edhe pse paguajnë sipas tarifave të përcaktuara në tabelat e çmimeve, të miratuara nga AKEP. Këto pagesa, arrijnë... Lexo më shumë → Antenat celulare, bartëse dhe përcjellëse të rrezatimit radioaktiv “vrasës” në organizëm Atje ku ka një antenë celulare, ka një grup pacientësh kancerogjenë Antenat celulare, prej 12 vjetësh “prodhojnë” 23% të rasteve të kancerit tek njerëzit Search - See more at: sot.al/kultura/unioni-artistik-i-kombit-shqiptar-vijon-tradit%C3%ABn-me-aktivitete#sthash.qo3XyheM.dpuf
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 20:12:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015