Vendet e shenjta të fesë islame[redakto] Në fenë islame - TopicsExpress



          

Vendet e shenjta të fesë islame[redakto] Në fenë islame vlejnë vende të shumta si të shenjta por treve prej tyre u jepet rëndësi e veçantë: qyteti Mekka vlen si vendi më i shenjtë për myslimanët. Ai është vendi i lindjes së Muhametit, me kaaba-n (qabenë) si shenjtëroren (faltoren) qendrore të fesë islame, e cila jep drejtimin gjatë të falurit (kibla). Pas saj vjen Medina, në veri të Mekkës, vendi ku feja islame shpalosi së pari ndikimin e saj politik. Vendi i tretë i shenjtë për myslimanët është Jeruzalemi që sipas traditës myslimane ka dhënë drejtimin e parë të kibla-s dhe është vendi të cilin myslimanët e kanë caktuar si pozicionin gjeografik të xhamisë al-Aksa që përmendet në kuran (sure 17: „i ngjitjes në qiell të profetit Muhamet“). Mandej ekzistojnë një numër i madh vendesh pelegrinazhi me rëndësi të ndryshme. Këto janë kryesisht varre, psh. të shoqëruesve të Muhametit, të imamëve shiitë ose të shenjtorëve sufi. Kryesues në numrin e vendeve të shenjta janë sufizmi pakistanez dhe islami popullor afrikanoverior (shih: Feja islame në Afrikë) me vende adhurimi varresh. Me përjashtim të tre vendeve të para të shenjta, statusi i vendeve „të shenjta“ (si edhe adhurimi i shenjtorëve vetë) në fenë islame është një temë tejet kontroverse. Për shiitët dhe alevitët paraqesin gjithashtu edhe qytetet Qerbela dhe Kufa vende të shenjta, ku çdo vit bëhen pelegrinazhe. Jeruzalemi paraqet në listën e vendeve të shenjta një rast të veçantë pasi pretendimi i nxjerrë nga kurani nuk bazohet në prova historike. Megjithatë ai është për myslimanët në mënyrë të njëzëshme një e vërtetë besimi duke e vendosur atë në praktikë në të njëjtën shkallë me „të vërtetën historike“.
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 09:28:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015