Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e - TopicsExpress



          

Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e pëlqej besimtarin e varfër, i cili është në skamje, e megjithatë tregon një vëmendje të posaçme gjat namazit, si dhe bindje të plotë gjat adhurimit të Zotit të tij duke e respektuar atë në vetmi; nuk gjendet në sy të keq tek njerëzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundësia e jetesës së tij arrin vetëm kushtet elementare, e ai përsëri duron. Pastaj i Dërguari i All-llahut a.s. tha: Vdekja do të kishte ardhur më herët tek ai, por ngushëlluesit e tij do të ishin pak (në numër) dhe i vogël do të ishte trashëgimi i tij.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 18:47:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015