histori shum e bukur per ata qe e kuptojn,,,,, MESUESJA ateiste - TopicsExpress



          

histori shum e bukur per ata qe e kuptojn,,,,, MESUESJA ateiste , Nje tregim mjaft mbreslenes,ju ftojm ta lexoni ... Një mësuese e re me shumë mburrje shpjegon për klasën e saj që perbëhej nga fëmijët e vegjël se si ajo ishte një ateiste, madje ajo pyeti edhe nxënësit e saj në qoftë se edhe ata ishinë ateistë sikurse ajo! Duke mos e ditur çfarë ne të vërtetë është ateizmi, por më shumë duke dëshiruar që të jenë si mësuesja e tyre, nxënësit ngritën duart e tyre menjëherë me shumë entuziazëm duke thënë “edhe ne jemi sikurse ti, e dashura mësuese!”. Megjithatë, një nxënëse nuk u bashkëngjit me të tjerët, ishte një vajzë e bukur me emrin Zejneb. Duke qenë kurreshtare për veprimin e vajzës, mësuesja e pyeti atë: “Pse ti nuk veprove si të gjithë nxënësit e tjerë?”, ndërsa vajza u përgjigj: “Sepse unë nuk jam ateiste”, pastaj mësuesja e pyeti: “Çfarë jeni ju?”. “Unë jam muslimane”, i përgjigjet vajza. Pas përgjigjes qe mori mësuesja ngeli pakëz e zemëruar dhe menjëherë e pyeti vajzën: “Pse jeni një muslimane, më trego arsyen?”, ndërsa vajza e vogël duke qenë shumë e re dhe duke mos pasur shumë njohuri për fenë Islame i përgjigjet mësuëses: “Jam muslimane sepse unë jam rritur duke e dashur dhe duke mësuar për Zotin tim, gjithashtu, Nëna ime ështe muslimane, edhe Babai im janë muslimanë kështu që edhe unë jam muslimane”. Tani pas kësaj që dëgjoi, mësuësja ishte edhe më shumë e zëmeruar dhe me zë të lartë iu drejtua vajzës: “Kjo nuk ështe arsye! Çka nëse nëna juaj do të ishte një e marrë? Çka nëse babai juaj do të ishte një i marrë? Pastaj, çfarë do të ishit ju atëherë?” Vajza së pari heshti, pastaj duke buzëqeshur u përgjigj: “Pastaj do të isha një ateiste”. #xhemali
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 05:52:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015