lexonie këtë Fetva ! Pyetja nr.178. Dëshiron të vizitojë - TopicsExpress



          

lexonie këtë Fetva ! Pyetja nr.178. Dëshiron të vizitojë Xhaminë e Pejgamberit a.s. ai që është në Meke, ky veprim është i lejuar apo njo ? Përgjigja: Shejh Ibn Bazi: Lejohet për myslimanin që të udhëtojë për në Medine për ta vizituar xhaminë e Pejgamberit a.s., bile një veprim i tillë është i preferuar (mustehab), sepse namazi në këtë xhami është më i vlefshëm se njëmijë namaze në xhamitë tjera, përveç namazit në Qabe ku është më i vlefshëm se njëqind mijë namaze. Mirëpo nuk lejohet udhëtimi për në Medine për ta vizituar varrin e Pejgamberit, apo varrezat tjera. Kjo është vërtetuar nga hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejrete r.a. se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Mos i shpeshtoni udhëtimet (nëpër xhami) me përjashtim të tri xhami, Mesxhdi Haramit (Qabes), Xhamisë sime (kësaj), dhe mesxhidi Aksas. Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Nisaiju dhe Ibni Maxheh. (marrë nga libri “Fetava” që kanë të bëjnë me dispozitat e haxhit bdhe të umres, nga Shejh Abdulaziz b. Abdullah in Bazi, f. 185. Botuar 1423 h.)
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 12:11:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015